Koeman: Nëse e meritoj të qëndroj te Barcelona?

Futboll

Koeman: Nëse e meritoj të qëndroj te Barcelona?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:03
Koeman: Nëse e meritoj të qëndroj te Barcelona?

Suksesi në Kupën e Mbretit i arritur në orët e kaluara nuk është e thënë se mund të mjaftojë për Ronald Koeman që të “meritojë” një konfirmim në stolin e katalanasve për sezonin e ardhshëm.

Trajneri holandez ka folur për të ardhmen e tij dhe atë të Lionel Messi-t në intervistën e dhënë pas finales.

“Jemi të lumtur që e kemi fituar këtë titull. Na mungonin tifozët tanë dhe pas asaj që kemi kaluar në vitet e fundit, titulli është për ata”, ka thënë Koeman. “Tani do të luftojmë për të fituar edhe La Liga-n”.

Në lidhje me Messi-n: “Ai është një fitues i lindur, ka cilësi, është mësuar me ndeshjet e mëdha. Cila do të jetë e ardhmja e tij? Duam të gjithë që Messi të qëndrojë me ne”.

Për të ardhmen e tij:

“Nëse e meritoj të qëndroj te Barcelona? Vendimi nuk është në duart e mia. kam edhe një vit tjetër kontratë dhe të gjithë e dinë se çfarë po bëjmë. Si ço trajner që drejton një skuadër si Barça, në fund të sezonit shikohet çfarë ke fituar”, ka thënë Koeman.

“Ndonjëherë është e bezdisshme, sepse ndodh nga sot nesër dhe mendoj se është pak e ekzagjeruar. Por si trajner je përgjegjës dhe duhet të fitosh trofe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat