​Këto skuadra mund ta përfaqësojnë Italinë në garat evropiane nëse përjashtohen ekipet e mëdha

Futboll

​Këto skuadra mund ta përfaqësojnë Italinë në garat evropiane nëse përjashtohen ekipet e mëdha

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma mund të inkuadrohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nëse UEFA përjashton klubet që marrin pjesë në Superligën e klubeve evropiane.

“Bianconerët”, “Rossonerët” dhe “Nerazzurrët” kanë njoftuar zyrtarisht planet e tyre për t'u bashkuar me Superligën e Evropës dhe UEFA i ka kërcënuar me përjashtim klubet dhe lojtarët pjesëmarrës në këtë garë, përcjellë KosovaPress.

Nëse drejtuesit e kryesuesit e ligës Interi, Milani i vendit të dytë dhe Juventusi i katërti mbesin jashtë garave evropiane, atëherë skuadra si Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Atalanta aktualisht është e treta në Serie A, Napoli i pesti, Lazio e gjashta dhe Roma e shtata në tabelë.

“Giallorossët” kanë një hendek prej tetë pikësh më poshtë se Sassuolo në të tetin, me Hellas Veronan nëvendin e nëntë, dy pikë më lart se Sampdoria.

Nëse UEFA merr këtë vendim drastik, atëherë Serie-A do të përfaqësohej me këto skuadra në Evropë në sezonin e ardhshëm:

Liga e Kampionëve:

1. Atalanta

2. Napoli

3. Lazio

4. Roma

Liga e Evropës:

5. Sassuolo

6. Hellas Verona

7. Sampdoria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat