Detaje nga Superliga Evropiane/ Çka do të ndodhë me trofetë e Ligës së Kampionëve, cili është rregulli i ri për referët?

Futboll

Detaje nga Superliga Evropiane/ Çka do të ndodhë me trofetë e Ligës së Kampionëve, cili është rregulli i ri për referët?

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:41
Superliga Evropiane

Superliga Evropiane pritet të filloj nga muaji gusht i këtij viti.

Ekipet e Superligës Evropiane janë pajtuar që të trofetë që i kanë fituar në Ligë të Kampionëve t’i transferojnë në Superligë.

Që do të thotë se Real Madrid e fillon këtë kompeticion me 13 trofe të fituar.

Të njëjtën gjë e kishin bërë klubet evropiane në vitin 1992, kur kishte ndryshuar formati nga Kupa e Evropës në Ligën e Kampionëve.

Gazetari, Paulo Tenorio raporton që referët e Superligës do të pajisen me mikrofonë që të shpjegojnë të gjitha vendimet e tyre tifozëve në transparencë të plotë.

Ideja për Superligën është që të punësojë gjyqtarë të pensionuar ose të punësojë gjyqtarë aktual nga ligat me oferta tunduese për t’u bashkuar.

 Ndërsa sa i përket pagave, klubet kanë të drejtë të shpenzojnë 55% të buxhetit të tyre në paga të lojtarëve. /Indeksonline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat