Ja çfarë shkruajnë mediat në Mal të Zi për suksesin historik të skuadrës shqiptare 

Futboll

Ja çfarë shkruajnë mediat në Mal të Zi për suksesin historik të skuadrës shqiptare 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:13
Ja çfarë shkruajnë mediat në Mal të Zi për suksesin historik të skuadrës shqiptare 

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është kualifikuar në finalen e Kupës së Malit të Zi në futboll.  

“Deçiqi do të luajë kundër Buduçnostit në finalen e Kupës së Malit të Zi, më 1 qershor. 

I pari në historinë e klubit nga Tuzi, e cila festoi kundër Iskrës me 1:0 në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e parë në Danilovgrad nuk pati gola”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti.  

Në minutën e 51-të, Danilo Peshukiç befasoi, ai gjuajti nga rreth 25 metra me këmbë të majtë dhe realizoi për fitoren.

“Deçiqi tashmë ka një sezon për t’u mbajtur mend, ata janë një milimetër larg kualifikimit në garat evropiane dhe sonte ata shkruan faqet më të re të historisë së klubit. 

Tuzjanët mundën Iskrën (1:0) në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës dhe për herë të parë më 1 qershor, do të kanë mundësinë të luajnë për trofe! Tuzjanët festojnë suksesin historik me fishekzjarre”, shkruan “Pobjeda".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat