Liridon Leci flet për emocionet që kishte kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA, tregon edhe se si klubi nuk e lejonte t’i bashkohej Kosovës

Futboll

Liridon Leci flet për emocionet që kishte kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA, tregon edhe se si klubi nuk e lejonte t’i bashkohej Kosovës

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:14
Liridon Leci

Muaji maj i vitit 2016 është muaji historik për futbollin e Kosovës.

Në këto dy data, Kosova u pranua me të drejta të plota në instancat më të larta të Futbollit, në UEFA dhe FIFA.

Pjesë e këtij dokumentari me me rrëfimin e tij është edhe futbollisti i mirënjohur, Liridon Leci.

“Unë kam qenë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës që nga grupmosha. Ne kemi kaluar periudha të vështira kur nuk ishim të pranuar. Më kujtohet koha kur Albert Bunjaku më ftoi, por klubi suedez  nuk më lejoi të bashkohem me Kosovën, sepse ata thanë kush do të marrë përgjegjësitë më vonë nëse lëndohesh. Me një fjalë ne kemi luajtur vetëm ndeshje miqësore pa ndonjë objektiv. Në ditën e pranimit të Kosovës në UEFA, unë isha para mediave dhe me të vërtetë ishin lajmet që më entuziazmuan shumë, sepse të gjithë punuan shumë në krye me Presidentin Fadil Vokrri. Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve me Dritën, ishte një emocion i madh dhe kjo u kurorëzua me dy gola të mi. Unë festova me një shqiponjë sepse ishte koha kur Xhaka dhe Shaqiri festuan në mënyrë të ngjashme me Serbinë në ato ditë“, tha Leci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat