Gazeta e njohur kroate: Ante Mishe është kampion i Kuvajtit, me ndihmësin e tij Ardian Kozniku

Futboll

Gazeta e njohur kroate: Ante Mishe është kampion i Kuvajtit, me ndihmësin e tij Ardian Kozniku

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:03
Gazeta e njohur kroate: Ante Mishe është kampion i Kuvajtit, me ndihmësin e tij Ardian Kozniku

Ante Mishe është kampion i Kuvajtit, së bashku me ndihmësin e tij Ardian Kozniku: Ky është titulli i 17-të për Al - Arabi, por e cila e priti atë që nga viti 2002. 

“Dyshja, të cilët e bënë Hajdukun me titullin e kampionit në vitin 1992 gjatë karrierës së tyre si futbollist, fituan titullin në Kuvajtin e pasur gati tre dekada më vonë në rolin e tyre si trajner.

Ata drejtojnë Al - Arabi, i cili është një klub i madh në Kuvajt dhe ka qenë kampion 16 herë deri më tani, por ky klub ka qenë duke pritur për këtë, të 17-tën, dhe do të thoshim titullin e Mishas, që nga viti 2002!”, shkruan media e njohur kroate “Slobodna Dalmacija”.

“Kështu që, Ante Miše ua ktheu titullin pas 19 viteve të gjata. 

Sigurisht një sukses i bukur për ish trajnerin e Hajdukut, i cili ishte trajner i Turkmenistanit vitin e kaluar.

Ata u bënë kampionë para kohe, bindshëm, me 43 pikë nga 17 ndeshje, Al Qadisiya është i dyti me 36 pikë në një kampionat me dhjetë klube”, shkruan mes të tjera gazeta kroate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat