Partizani fiton duelin me Teutën, merr në dorë fatin e kampionatit

Futboll

Partizani fiton duelin me Teutën, merr në dorë fatin e kampionatit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:00
Foto

Supersfida e titullit, Teuta-Partizani shkon për të kuqtë të cilët fitojnë 1-0 në “Niko Dovana” dhe tani kanë në dorë fatin e titullit.

Në një ndeshje tepër të luftuar ishin bregdetarët që e nisën mjaft mire takimin me presion dhe dy tre raste jo dhe aq sporadike ku më pranë golit ishte Todorovski me një gjuajtje të larguar nga Alban Hoxha.

Në momentin më të mire të Teutës është Partizani që kalon në avantazh ku në një krosim në zone, Frashëri nxitohet të dale por Çinari godet me kokë dhe gjen rrjetën.

Goli i jep qetësi skuadrës së Dajës që e mbyll në avantazh pjesën e parë.

E dyta nis vrullshëm për Teutën por është Partizani sërish golit kur Murataj me një gjuajtje godet shtyllën.

Edhe në 63’ Partizani mund të kishte mbyllur ndeshjen me Bardhin ku i vetëm nuk arriti të shënonte ndërsa sërish Bardhi po me një roveshatë në 74’ mund të shënonte të dytin.

Gjithsesi Teuta duket e dorëzuar në fund dhe pavarësisht përpjekjeve nuk arrin të shënojë dhe ndeshja shkon përfundimisht për të kuqtë që tani me pike të barabarta, 62 aq sa Teuta por kryeson me ndeshje direkte renditjen dhe ka në dorë fatin e titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat