Deçiqi mposhtet në finalen e Kupës së Malit të Zi, futbollistët e skuadrës shqiptare u fyen në baza kombëtar

Futboll

Deçiqi mposhtet në finalen e Kupës së Malit të Zi, futbollistët e skuadrës shqiptare u fyen në baza kombëtar

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:28
Deçiqi

Deçiqi i Tuzit është mposhtur në finalen e djeshme të Kupës së Malit të Zi.

Skuadra shqiptare ka pësuar humbje 3:1 nga Buducnosti i Podgoricës.

Pas titullit kampion, skuadra kryeqytetase e ka fituar edhe Kupën e Malit të Zi.

Ndeshja në fjalë u përcoll me shumë tensione, ku u përfshinë edhe një mijë tifozët që ishin të pranishëm në stadium.

Fyerjet e tifozëve malazezë në drejtim të lojtarëve të Deçiqit ishin në baza kombëtare, me ç’rast nuk munguan kundërpërgjigjjet edhe nga ana e tifozëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat