Baton Zabërgja thotë se ka shumë oferta në tavolinë

Futboll

Baton Zabërgja thotë se ka shumë oferta në tavolinë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:02
Baton Zabërgja

Baton Zabërgja është njëri nga emrat më të përfolur në Superligën e Kosovës. Qendërsulmuesi i Drenicës ka pasur paraqitje fantastike me skuadrën “kuqezi”.

20-vjeçari ka arritur t’i realizoi 6 gola dhe duke dhuruar një asistim në 25 paraqitje këtë sezon.

Pas këtyre paraqitjeve fantastike, Zabërgja, ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.

Gazeta “Sheshi” e ka kontaktuar futbollistin ku ka treguar se është vërshuar nga ofertat e shumta edhe pse ka kontratë me Drenicën.

“Edhe pse kam kontratë edhe një vit me Drenicën, interesim për shërbimet e mija kanë shprehur disa menaxherë. Ofertat janë nga skuadra të kategorive të ndryshme si nga Gjermania, Zvicra, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Izraeli, Maqedonia e Veriut dhe Suedia. Të shohim si do rrjedhin gjërat në vazhdim”, ka thënë Zabërgja për “Sheshin”.

Futbollisti i talentuar aktualisht fokusin kryesor e ka tek grumbullimi me përfaqësuesen U21.

“Momentalisht jam i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës U21 në kampin stërvitor dhe fokus të veçantë e kam ndeshjen e 8 qershorit kundër Andorës, pas asaj date do të kem kohë të merrem me ofertat, gjithsesi në koordinim me skuadrën ku kam kontratë momentalisht”, përfundoi Baton Zabërgja.Kujtojmë që Zabërgja më parë ka luajtur me skuadrën e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat