Zeka konfirmon largimin e Muharrem Jasharit dhe Arbnor Mujës nga Trepça ’89 p

Futboll

Zeka konfirmon largimin e Muharrem Jasharit dhe Arbnor Mujës nga Trepça ’89 p

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:29
Zeka konfirmon largimin e Muharrem Jasharit dhe Arbnor Mujës nga Trepça ’89 p

Trepça ’89 e humbi ndeshjen e barazhit dhe do të garojë edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë.

Kjo do të jetë hera e dytë që kjo skuadër bie në nivelin e dytë për nga rëndësia në futbollin e Kosovës.

Tashmë kanë filluar edhe largimet e futbollistëve nga kjo skuadër, atje ku pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Presidenti i kësaj skuadre, Abedin Zeka për GazetaBlic Sport konfirmoi që Arbnor Muja dhe Muharrem Jashari do të largohen menjëherë nga klubi edhe pse kanë kontrata.

“Disa nga futbollistët që janë pa kontratë nuk kanë obligime ndaj klubit. Muharrem Jashari dhe Arbnor Muja që kanë kontratë do të largohen në marrëveshje me klubin. Jashari ka disa oferta nga Evropa dhe mbetet të shihet se tek cila skuadër do të shkojë, kurse Muja do të transferohet tek Drita. Do të ketë edhe ardhje të reja, Trepça ’89 do të rikthehet fuqishëm në Superligë“, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat