Xhevdet Muji - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Dashuria për futboll i sakrifikon të gjitha

Futboll

Xhevdet Muji - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Dashuria për futboll i sakrifikon të gjitha

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:06
Xhevdet Muji

Fusha e futbollit në fshatin Malishevë të Gjilanit ka qenë fushë e rezistencë ndaj okupatorit serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 
Klubet e njohura, si Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Besa, Trepça, Gjilani, Drita etj. zhvilluan aktivitetet e Kampionatit të Kosovës në fushën në Malishevë.

Xhevdet Muji i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej mesfushor – sulmuesve ndër më të mirët në gjeneratën e sakrificës.

Ai fillimisht u paraqit për skuadrën e Gjilanit ’95 (tani Gjilani), duke treguar lojëra shumë të mira. 

Image

Muji edhe pse i ri nuk u ndal asnjëherë duke dhënë kontribut për futbollin dhe shtetin e Kosovës, në anën tjetër iu kundërvu regjimit serb. 

Ai kujton edhe disa raste interesante të asaj periudhe, se si u desh të ndalnin lojën në Malishevë kur kalonte një patrullë e policisë.     

“Ajo kohë ka qenë vërtet e vështirë. Me kujtohet si sot, sa herë udhëtonim për ndeshje, 100 herë u dashtë me shikuar a mos kam harru dokumentet nga frika se po na ndalin në rrugë policia serbe, ku ka ndodhur shpesh. Kjo nuk ka qenë e lehtë por dashuria për futboll i sakrifikon të gjitha”, tregon Muji për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej tha se ka pasur shumë raste që ishin të rrezikuar nga regjimi serb.

“Malisheva ka pas raste shumë kur edhe vetëm një makinë me një polic serb kalonte rrugës duhej mu ndal loja”, tha Muji.

Ai është krenar që dha kontribut në vitet më të vështira së bashku me mijëra sportistë.

Në vitet e pasluftës, Muji me Gjilanin ka fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa me Dritën titullin e kampionit. Lojtar që la gjurmë, që nga periudha 1995 deri në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat