Sot u raportua se mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Prekazi do të largohet nga skuadra e Ballkanit, megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar vet Prekazi.
Prekazi në rrjetin social, Facebook bëri të ditur se është futbollist i Ballkanit dhe i falenderohet familjes Kabashi.
Postimi i plotë i Prekazit, pa ndërhyrje:
Duke u nisur nga raportimet e shumta te mediave ne lidhje me te ardhmen time, dua qe te ju sqaroj qe nga gjithë ato raportime pa marrë as edhe një here opinionin tim për situaten , nuk ka asgje te vertetë , te pakten per momentin.
Jo vetem ne kete afat kalimtar, por edhe ne afetet e kaluara une kam patur gjithmonë oferta, por që kam qenë i lidhur me FC Ballkanin, ashtu sic jam edhe tani, sepse ndodhem nen kontrate me klubin.
Ndjehem shumë falemderues presidentit Arsim Kabashi dhe familjes Kabashi per besimin e shfaqur ndaj meje dhe korrektesine, pasi qe investimi i tyre i madh ne sport meriton t’u kthehet me korrektesine maksimale.
Duke dashur edhe qe te rrespektoj punen e madhe te mediave dhe gazetareve te sportit ne pergjithesi, dua qe te ju informoj se nuk ka asgje te re ne lidhje me te ardhmen time, e cila vazhdon te mbetet e lidhur me FC Ballkanin.
Me rrespekt, Arber Prekaz