Meta dekoron 3 legjendat e Tiranë

Futboll

Meta dekoron 3 legjendat e Tiranë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:42
Meta dekoron 3 legjendat e Tiranës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me titullin “Mjeshtër i Madh” 3 legjenda të Tiranqa. Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj deh Perikli kanë marrë një vlerësim të madh nga kreu i shtetit shqiptar, për meritat në fushën e lojës.

“Me mirënjohje për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, për personalitetin e gjithanshëm të treguar gjatë karrierës së tyre, për rezultatet e larta të arritura, si dhe për cilësitë e shkëlqyera të dëshmuara si lojtarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, tre kampionë të “Tiranës”, mesfushorin e shkëlqyer, kapitenin Pavle Bagaviki, portierin e pakalueshëm Bujar Tafaj dhe mbrojtësin legjendar, të paharruarin Perikli Dhales.

Futbolli shqiptar ka nderin të ketë në histori skuadrën e “Tiranës”, që me rezultatet dhe futbollistët e saj lartësoi jo vetëm emrin e kryeqytetit tonë, por të mbarë sportit shqiptar.

Modeli dhe suksesi i arritur nga përfaqësuesit e asaj gjenerate të lavdishme futbollistësh, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve me dashurinë për sportin dhe një trashëgimi e çmuar mbi të cilën duhet të mbështetemi për përgatitjen e talenteve të reja, që do ta ngrenë edhe më lart dinjitetin e fanellës bardhë e blu dhe kuq e zi.”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat