Humbën nga skuadra shqiptare, rumunët dojnë me luajt mendsh, shkarkojnë trajnerin

Futboll

Humbën nga skuadra shqiptare, rumunët dojnë me luajt mendsh, shkarkojnë trajnerin

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:46
Humbën nga skuadra shqiptare, rumunët dojnë me luajt mendsh, shkarkojnë trajnerin

Humbën nga skuadra shqiptare Lapi, me rezultat 1:0, rumunët dojnë me luajt mendsh, shkarkojnë trajnerin!

Drejtuesit e klubit rumun të Univ. Craiova, nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek dhe të të gjithë stafit të tijë.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të nj komunikate zyrtare.

Në këtë mënyrë nga klubi largohet edhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.

Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë në ndeshjene luajtur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat