Sulmuesi nga Kosova shpërthen me dy gola në fanellën e skuadrës së madhe skoceze

Futboll

Sulmuesi nga Kosova shpërthen me dy gola në fanellën e skuadrës së madhe skoceze

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:24
Ajeti shënon golin e parë të tij me kokë

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Albian Ajeti, ka treguar lojë të madhe në fanellën e skuadrës me renome Celtic, duke shënuar dy gola për fitoren bindëse me rezultat 3:0 ndaj Ross County.

Golat i shënuan Carter-Vickers në minutën e 64-të e Ajeti në atë të 70-tën e 85-të.

Ajeti bëri paraqitje fantastike, duke shënuar të dy herë me kokë.

Ai u paraqit tërë takimin dhe ishte prej më të mirëve në fushë. 

Pas javës së pestë në elitën e futbollit skocez, Rangers kryeson me 12 pikë, ndërsa Celtic është i pesti me 9 dhe Ross County i 11-ti me 2 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat