Liverpooli shënon fitore domethënëse 

Futboll

Liverpooli shënon fitore domethënëse 

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:49
Liverpooli shënon fitore domethënëse 

Trajneri Jurgen Klopp është sikur në qiellin e shtatë me fitoren e sotme ndaj skuadrës londineze, Crystal Palace.

“Redsat” shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së pestë të Premier League në futboll.

Në minutën e 43-të, Sadio Mane nga afërsia shënon për Liverpoolin. 

Në minutën e 78-të, Mohamed Salah realizon dhe i jep qetësinë Liverpoolit. Keita në minutën e 90-të, vulos fitoren në 3:0.

Liverpooli kryeson me 13 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 13-të me 5 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat