Mamaja e Ronaldos zbulon se çfarë i tha ai derisa ishte në negociata me Manchester Cityn

Futboll

Mamaja e Ronaldos zbulon se çfarë i tha ai derisa ishte në negociata me Manchester Cityn

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:29
Cristiano Ronaldos

Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro zbulon se si ylli portugez i tha asaj se do të kthehej në Manchester United ndërsa negociatat me Manchester City ishin duke vazhduar

Ronaldo u kthye në Manchester United nga Juventusi në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh gjatë javës së fundit të merkatos së verës.

Ylli portugez kërkoi të largohej nga “Bianconerët” pas një periudhe trevjeçare në Torino, ku ai shënoi 101 gola në 134 paraqitje.

Manchester City kishte hapur bisedimet me ish -lojtarin e Real Madridit, por Ronaldo përfundimisht u kthye në “Old Trafford”.

Nëna e sulmuesit, Dolores Aveiro, ka zbuluar se çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve të vrullshme.

"Nënë, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj në Manchester United," tha zonja Aveiro për “ADN De Leao” derisa ka zbuluar fjalët e të birit të saj.

"Unë i thashë se më pëlqeu shumë kjo ide dhe ai e bëri atë. Të shohësh stadiumin plot, me 75,000 njerëz duke kënduar emrin e tij është emocion i madh, ”vazhdoi ajo.

Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me “Djajtë e Kuq” me një opsionin edhe për një sezon më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat