E pazakontë: Futbollisti i Arsenal humbet dhëmbin e tij gjatë ndeshjes, shkon ta kërkoj në fushë pas ndeshjes

Futboll

E pazakontë: Futbollisti i Arsenal humbet dhëmbin e tij gjatë ndeshjes, shkon ta kërkoj në fushë pas ndeshjes

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:34
Gabriel Magalhaes

 Arsenali u ndal me barazim nga Brightoni, pas një ecurie pozitive të londinezëve prej tri fitoreve radhazi.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë pa gola, gjersa gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes ndodhi diçka e pazakontë.

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes humbi dhëmbin e tij gjatë një dueli me futbollistët e Brighton, dhe kësisoj ai pas përfundimit të ndeshjes ka qëndruar në fushë në tentim për ta gjetur atë.

Për koinçidencë, rasti i njëjtë i ka ndodhur pikërisht Gabrielit, dhe pikërisht ndaj skuadrës së njëjtë, në ndeshjen finale të sezonit të kaluar në Emirates Stadium. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat