Dy derbi luhen sot: Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta

Futboll

Dy derbi luhen sot: Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Abissnet Superiore nuk ndalet. Pas derbit Dinamo-Partizani, që përfundoi në barazim 1-1, një ditë më parë u luajtën edhe Egnatia-Kastrioti (2-1) dhe Skënderbeu-Vllaznia (0-0).

Sot luhen dy duelet e fundit për llogari të javës së katërt dhe bëhet fjalë për dy ndeshje që nuk duhen humbur.

Gjithçka nis prej orës 13:45, kur në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zbresin në fushë Tirana dhe Laçi, që duan tre pikët për të parë nga kreu i klasifikimit.

Të dyja ekipet kanë hyrë në kampionat me pretendime madhore dhe pritet një ndeshje e luftuar. Të njëjtat pritshmëri janë edhe për duelin e fundit të javës.

Kukësi i vendit të parë përballet me Teutën kampione në fuqi. “Elbasan Arena” do i ketë dyert e hapura për tifozët dhe dy skuadrat do tentojnë pikët e plota. Gjithçka nis prej orës 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat