Kush mund ta fitojë titullin në Angli? ​​​​​​​

Futboll

Kush mund ta fitojë titullin në Angli? ​​​​​​​

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:24
Kush mund ta fitojë titullin në Angli? ​​​​​​​

Unitedi aktualisht është i katërti në tabelën e Ligës Premier dhe është në pikë të barabarta me vendin e tretë Manchester City, vendin e pestë Everton dhe vendin e gjashtë Brighton.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer janë vetëm dy pikë prapa liderëve të ligës Chelseat, por një superkompjuter i ka përjashtuar ata nga gara për titull dhe nga top katërshja.

Football Web Pages tani ka parashikuar që Unitedi do të përfundojë në vendin e pestë në fund të sezonit me 70 pikë, po aq sa do të ketë West Hami në vendin e gjashtë.

Dështimi i Unitedit për të siguruar futbollin e Ligës së Kampionëve do ta pasurojë Brentfordin, i cili befasisht thuhet se do të përfundojë i katërti me 74 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat