Allegri: Roma e mërzitshme

Futboll

Allegri: Roma e mërzitshme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:58
Allegri: Roma e mërzitshme

“Juve-Roma nuk do të jetë një ndeshje mes meje dhe Mourinhos”.

Kështu tha trajneri bardhezi, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes kundër verdhekuqve të udhëhequr nga portugezi. Më tej vazhdoi:

“Unë e respektoj atë, ka fituar shumë dhe jam i lumtur që është kthyer në Itali, sepse është një vlerë e shtuar për Romën, por edhe futbollin tonë.  -shpjegoi ai i lindur në Livorno në konferencën për shtyp. Tani drejton një Romë, të cilës i ka dhënë karakter. Ata kanë lojtarë të fortë, katër pikë më shumë se ne. Nesër do të kemi një kundërshtar të mërzitshëm përballë”.

Me pak fjalë, një sfidë e vështirë, në të cilën Juve nuk mund të bëjë gabime në funksion të një cikli ndeshjesh që mund t’i japin një kuptim të ri sezonit, pas fillimi “malore” të kampionatit: “Tani e tutje, deri në ndalesën tjetër për kualifikueset e kombëtareve, do të kemi shtatë ndeshje në të cilat duhet të marrim maksimumin e pikëve, në mënyrë që të mos largohemi më nga kreu i klasifikimit”.

Pastaj, disa lajme mbi individët: “Morata? Sot duhet të stërvitet dhe do të shohim nëse mund ta kemi në dispozicion, pa rrezikuar të zhbëjmë punën e stafit mjekësor dhe fizioterapistët.

Dybala? Ai është më larg kthimit, absolutisht nuk do të jetë nesër”.

Allegri më pas iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me uellsianin Ramsey, i cili tha ditët e fundit se ndjehej më mirë i menaxhuar në ekipin kombëtar sesa te Juventusi: “Asnjë sqarim me të, sepse nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë jam mbështetur shumë tek ai, por më pas u dëmtua.

Tani ka luajtur dy ndeshje me Uellsin dhe nuk e di nëse nesër do të startojë, por mbështetem tek ai shumë”. Një mesazh edhe për Bernardeschi: “Ai nuk është më fëmijë, duhet të gjejë vazhdimësinë e performancës, e cila varet nga aspekti i tij mendor. Nuk duhet t’i pëlqejë ajo që bën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat