Durimit i ka ardhur fundi

Futboll

Durimit i ka ardhur fundi

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:03
Durimit i ka ardhur fundi

Durimit i ka ardhur fundi. Barcelona i ka vënë ultimatum Osumane Dembélésë që t’i përgjigjet menjëherë ofertës së fundit për rinovimin e kontratës, që i skadon më 30 qershor. Në shtëpinë “blaugrana” janë shumë të zemëruar me pasivitetin e futbollistit francez. Ata e konsiderojnë mungesë respekti nga ana e një lojtari që ka kaluar më shumë se gjysmën e kontratës së tij i dëmtuar.

Tetori ishte përcaktuar si afati i fundit për ta mbyllur këtë çështje, kështu që javën tjetër, më së shumti, pritet të ketë zhvillime të reja.

Historia e kësaj telenovele jep pak shpresë për rinovimin. Ndërsa Dembélé siguron se dëshiron të vazhdojë në klub dhe se ndihet mirë në Barcelonë, Barça ka informacione të sigurta për takimet e përfaqësuesve të lojtarit veçanërisht me dy klube, Manchester United dhe Juventusin.

Me këtë panoramë, Barça propozon të veprohet me ashpërsi. Dembélé duhet të jetë gati për të dhënë kontribut në fushë duke filluar nga java e ardhshme, por ai nuk do të luajë nëse nuk rinovon. Është një vendim i vështirë, sepse skuadrës i duhen gola dhe francezi është një futbollist i cili mund të jetë vendimtar, nëse është mirë fizikisht.

Barça veproi kështu edhe me Ilaix dhe në fund e shitën për një shifër të konsiderueshme. “Blaugranat” do të ishin të gatshëm ta shisnin në janar, por kuptohet më parë i duhet rinovuar kontrata, ndryshe ikën ne verë me parametër zero. Drejtuesit katalanë po ndjekin rrugën e presionit: ose rinovo, ose shko në tribunë!

Për sulmuesin 24-vjeçar, qëndrimi në tribunë do të kishte kosto të madhe në sezonin para Botërorit “Katar 2022”, ku ai dëshiron të jetë protagonist me Francën.

Në çdo vendim, Barça do të vinte bast për Dembelenë, pasi edhe me zgjatjen e kontratës, pa ndonjë përmirësim të ndjeshëm financiar, askush nuk ka garanci se efekti i lojtarit në fushën e blertë do të jetë pozitiv. Përvoja e viteve të fundit ka treguar të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat