Sulmuesi paguan nga xhepi i tij gjobën 150 mijë euro

Futboll

Sulmuesi paguan nga xhepi i tij gjobën 150 mijë euro

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:48
Sulmuesi paguan nga xhepi i tij gjobën 150 mijë euro

Juventus do të duhet të bëjë llogaritë me Dzyuba-n mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi rus nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me Italinë pasi është bërë “armiku i betuar” i Mancini-t.

Në kohën e Zenit-it trajner aktual i Italisë ka vendosur ta largojë në huazim.

Sulmuesi ka paguar nga xhepi i tij gjobën 150 mijë euro të përfshirë në kontratë për të zbritur në fushë kundër  ish-klubit të tij, ka shënuar dhe ka festuar pikërisht para stolit të Mancini-t.

Mbrëmjen e sotme, edhe pse ndoshta jo si titullar, do të provojë të vejë në vështirësi bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat