Afërditë Fazlija: Vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë ndaj Armenisë

Futboll

Afërditë Fazlija: Vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë ndaj Armenisë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:54
Afërditë Fazlija: Vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë ndaj Armenisë

Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror -  “Australi & Zelandë e Re 2023”. 
Vashat tona fituan në Yerevan me rezultat 1:0 ndaj Armenisë.

Kombëtarja e Kosovës është në Grupin F dhe ka 4 pikë të mbledhura, ndërsa Norvegjia kryeson me 10 sosh.  

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse, shprehet e lumtur me tre pikët e mëdha.

“Ishte një ndeshje shumë më e vështirë se sa e kemi pritur.

Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë shpërdoruam shumë raste. Armenet u treguan shumë të forta dhe të vështira për t’u mundur.

Megjithatë në fund vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë që janë shumë të vlefshme për neve në vazhdimin e kualifikimeve”, ka thënë Fazlija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat