Humbja me Tiranën?

Futboll

Humbja me Tiranën?

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:58

Në vigjilje të sfidës ndaj Egnatias, nesër në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”, për të analizuar këtë takim të rëndësishëm të kuqve në konferencën për shtyp është shfaqur zv.trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari duke qenë se tekniku Ilir Daja është i pezulluar:

Situata pas derbit ndaj Tiranës?

“Dihet që mbas humbjes në derbi, situata nuk ka qenë shumë e mirë në aspektin psikologjik. Si në ndeshjet e tjera edhe këtë takim ishin në gjysmëfushën e kundërshtarit, ky fakt na bën optimist, përtej rezultatit, që nuk ishte në favorin tonë. Derbi i ka të treja rezultatet, tani duhet të mendojmë për të ardhmen.”

Presioni – “Nuk kemi bërë asgjë ndryshe, por vazhdojmë atë që kemi nisur. Skuadra stërvitet maksimalisht dhe kundër Egnatias duhet të marrim maksimumin. Kemi lënë pikë, nëse shohim atë që ka dhënë skuadra në ndeshjet e tjera.”

Egnatia – “Egnatia është një skuadër me kualitet, që ka marrë shumë pikë deri tani dhe ka vlerësimin tonë maksimal. Derbi jonë është Egnatia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat