Munishi: Fati i përcjelli trimat

Futboll

Munishi: Fati i përcjelli trimat

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Munishi: Fati i përcjelli trimat

Ismet Munishi është deklaruar për fitoren 2:1 të Gjilanit ndaj Ulpianës.

Gjilanasit fituan me mjaft mund në këtë takim, por që ia dolën të marrin kreun e tabelës në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Munishi ka deklaruar se kjo fitore e tyre ishte me plotë meritë.

“Forma e futbollistëve të mi ishte u përcjellë në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte një përsëritje si në Gjilan”, ka thënë ai pas ndeshjes për ArtSport.

“Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm, me lojtarët të shpejtë në krah, pasi pas rezultatit 1:0 kanë mundur edhe të dyfishojnë”.

“Me pas ne mbuluam mjaft mirë sulmuesin e tyre dhe fati i përcjelli trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi Munishi.

Pas javës së 14-të, Gjilani është ngjitur në krye të tabelës me 25 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat