Manchester City hidhet në sulm për një emër të madh!

Futboll

Manchester City hidhet në sulm për një emër të madh!

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Manchester City hidhet në sulm për një emër të madh!

Në pamundësi për të firmosur me Harry Kane i cili ka vendosur të qëndrojë te Tottenham dhe uljen e Antonio Contes në stol mund të rinovojë edhe kontratën me Spurs, Manchester City do të hyjë sërish në merkato në kërkim të një sulmuesi.

Sipas mediave ndërkombëtare Citiziens të bindur për faktin që Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madrid kanë hedhur vështrimin nga lideri aktual i sulmit të Los Blancos Karim Benzema i cili është pjesë e klubit madrilen që prej vitit 2009.

Drejtuesit e Manchester City-t shikojnë te Benzema lojtarin ideal për të udhëhequr sulmin e skuadrës së Pep Guardiolës edhe pse është 33-vjeçar.

Manchester City ka nisur kontaktet e para me menaxherin e Benzema i cili për momentin ndihet i lumtur te Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat