Wolfsburg nuk i reziston Dortmundit

Futboll

Wolfsburg nuk i reziston Dortmundit

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Malen

Wolfburgu edhe pse avancoi nuk ia doli në përballje me Dortmundin në ndeshjen e javës së 13-të të Bundesliga I. 
Dortrmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Wolfsburgut. 

Në minutën e 2-të, Weghorst shënon për vendasit. 

Megjithatë kjo epërsi u përmbys shpejt nga verdhezinjtë. 

Cani shënon nga penalltia në minutën e 35-të, pastaj Malen në atë të 55-tën për 1:2. 

Në minutën e 81-të, Haaland vulosi fitoren 1:3 të Dortmundit.

Dortmund merr kreun përkohësisht me 30 pikë, ka 2 më shumë se Bayerni dhe Wolfsburg bie në pozitën e 7-të me 20 sosh.

Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 14 gola, ndërsa Haaland mban vendin e dytë me 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat