Ancelotti tjetër mesazh për Mbappen

Futboll

Ancelotti tjetër mesazh për Mbappen

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Ancelotti tjetër mesazh për Mbappen

Carlo Ancelotti ka dërguar një tjetër mesazh për Kylian Mbappen.

Sulmuesi i PSG-së, në librin e tij vizatimor, që ka dal tashmë në shitje, ka shkruar se si fëmijë ka ëndërruar që ta veshë fanellën e Realit dhe dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Lidhur me këtë në konferencë për media para ndeshjes me Real Sociedad në La Liga u pyet trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Mbappé tha se që në fëmijëri ka dashur të luajë për Real Madridin.

Kjo është ëndrra e një fëmije? Fëmijët duhet t’i ndjekin ëndrrat që kanë. Unë kisha ëndërruar që një ditë të luaja në Serie A dhe e realizova”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat