Çmenduria e një kampionatit në vitin 1993-1994, Prishtina e Flamurtari shtyheshin fyt për fyti

Futboll

Çmenduria e një kampionatit në vitin 1993-1994, Prishtina e Flamurtari shtyheshin fyt për fyti

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:30
Flamurtari

Në fusha të improvizuara, disa ishin me pak bari e me pluhur, e kur binte shi i mbyste balta, në dimrin e acartë ishte edhe më vështirë që të luhej, por cilësia nuk mungonte në sfidat që u zhvillonin në Kampionatin e Kosovës, Grupi i Prishtinës në edicionin 1993-1994.

Në Llukar e në Dumnicë, në Lismir e Raskovë, në fushën te Kosova B në Kastriot e në Miradi të Epërme etj. u zhvilluan ndeshje interesante. 

Siç dihej kampionati ndahej në katër grupe, i Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës e Ferizajt.

Image

Tabela e grupit të Prishtinës, 1993-1994

Në fund luhej play-off-i, kampionët dhe nënkampionët e grupeve luftonin për titull. Në Grupin e Prishtinës, Prishtina dhe Flamurtari luftonin fyt për fyti për kreun e tabelës. Prishtina përfundoi e para me 32 pikë por në saje të goldallimit la pas Flamurtarin po me 32 pikë.   

Në Grupin e Prishtinës garonin Prishtina, Flamurtari i Prishtinës, Besëlidhja e Prishtinës, 2 Korriku i Prishtinës, Kosova e Prishtinës, Ramiz Sadiku i Prishtinës, Llapi i Podujevës, Liria e Fushë Kosovës, Shkëndija e Llukarit dhe Elektroekonomia e Kastriotit.   

Play‑offi
Gjysmëfinalet

Kitka ‑ Flamurtari 0:1
Dukagjini ‑ Feronikeli 3:1

Finalja
Dukagjini ‑ Flamurtari 1:0

Kampioni i Kosovës për vitin 1993/94 KF Dukagjini nga Klina 
Fitues i Kupës 93/94 KF Prishtina
Fitues i Superkupës  Dukagjini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat