Në pritje të derbit të madh gjerman

Futboll

Në pritje të derbit të madh gjerman

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Në pritje të derbit të madh gjerman

Dy skuadrat gjermane do të përballen sonte mes vete.

Borussia Dortmund e pret në shtëpi Bayern Munichun në ndeshjen që luhet nga ora 18:30.

Dy skuadrat janë në vendet e para në Bundesligë momentalisht, Bayerni prin me 31 pikë, ndërsa Dortmundi është e dyta me 30 pikë.

Si Bayerni ashtu edhe Dortmundi po luftojnë për titull këtë edicion, andaj sonte pritet një ndeshje rivalizuese mes tyre.

Pesë duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve të gjitha i ka fituar Bayerni me një goldallim 14-7.

Këto janë formacionet e mundshme për sonte:

Borussia Dortmund: Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Can, Witsel, Brandt; Reus, Malen; Haaland

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Tolisso, Goretzka; Coman, Muller, Sane; Lewandowski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat