Agim Ademi: Fjalët janë të pakta për ta përshkruar karrierën madhështore të Shefqet Sinanit 

Futboll

Agim Ademi: Fjalët janë të pakta për ta përshkruar karrierën madhështore të Shefqet Sinanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Agim Ademi: Fjalët janë të pakta për ta përshkruar karrierën madhështore të Shefqet Sinanit 

Gjeneratat e vjetra si sot e kujtojnë Shefqet Sinanin, një mbrojtës që nuk e kishte shoqin në gjeneratën e artë të Prishtinës. 

Sinani – mbrojtës në vitet e 70 e 80-ta, që u shkaktonte telashe sulmuesve të skuadrave si Hajdukut të Splitit, Dinamos së Zagrebit, Cërvena Zvezdës së Beogradit, Partizanit të Beogradit, Velezhit të Mostarit, Sarajevës, Zhelezniçarit të Sarajevës, Dinamos së Vinkovcit, Sllobodës së Tuzllës, Rijekës, Vardarit të Shkupit, Osijekut, Buduçnostit të Podgoricës, etj.

I pakompromis në fushë.

Iku në amshim në vitin e kaluar, la një zbrazëti të madhe në futbollin tonë por veprat e tij gjithmonë do të janë të pavdekshme. 
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka fjalë të mëdha të mëdha për Sinanin në njëvjetorin e vdekjes së tij. 

“Një vit pa mikun tim fjalëpakë e punë shumë, futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani. 

Fjalët janë të pakta për ta përshkruar karrierën madhështore, bujarinë dhe pozitivitetin e tij si personalitet. 

Gjithmonë i freskët kujtimi për Ty Legjendë!”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat