Lajm i mirë për lojtarët, kryesia e re e FC Ferizajt, shlyen borxhet e kryesisë që u largua para disa muajve 

Futboll

Lajm i mirë për lojtarët, kryesia e re e FC Ferizajt, shlyen borxhet e kryesisë që u largua para disa muajve 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:55
Lajm i mirë për lojtarët, kryesia e re e FC Ferizajt, shlyen borxhet e kryesisë që u largua para disa muajve 

Gjithçka po vihet në binarë! Borxhet e vjetra po shlyhen nga kryesia e re në krye me presidentin e klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi.

Abazi kur erdhi në krye të klubit, ka gjetur shumë borxhe që u lanë nga kryesia e larguar para disa muajve.

Burimet e afërta me klubin, tregojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se gjithçka po normalizohet me ardhjen e Abazit me stafin e tij.

“Borxhe ka pasur shumë. Kryesia që ishte larguar, iu kishte mbetur borxh futbollistëve.

Sot Abazi është takuar me 14 futbollistë dhe kanë arritur marrëveshjen, që borxhi i kryesisë së kaluar përkatësisht të larguar, do të shlyhet deri në fund të vitit. 

Ky është  një lajm i mirë për futbollistët, të cilët do t’i marrin pagat që u mbetën borxh kryesia e larguar”, tha një burim i afërt me klub.

Cila ishte shifra e gjithë këtij borxhi, nuk jepen detaje.

“Jo vetëm me këta 14 lojtarë, por kryesia e re ka kryer edhe disa borxhe tjera të disa lojtarëve tjerë, të cilët nuk janë pjesë e klubit. Shumë borxhe ka lënë ajo kryesi e larguar para disa muajve”, thotë më tej burimi i afërt me klub.

Ferizaj përfundoi stinorin vjeshtor në vend të dytë me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Me ardhjen e Abazit klubi këndellet dhe e shpëton nga falimentimi, në fakt po shlyhen borxhet. 

“Dje, futbollistët i kanë marrë pagat e nëntorit, ky është edhe një tregues se klubi është kthyer në shembullin më të mirë”, përfundon burimi i afërt me klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat