Lojtarët e ‘djegur’ nga Ralf Rangnick

Futboll

Lojtarët e ‘djegur’ nga Ralf Rangnick

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Ralf Rangnick

Ralf Rangnick tashmë veçse ka drejtuar skuadrën e Manchester United në një ndeshje zyrtare, dhe aventurën e tij e ka nisur me fitore.

Manchester United fitoi ndaj Crystal Palace, megjithatë, për disa lojtarë mund të thuhet se kanë marrë humbjen e parë.

Mediumi britanik, ‘Mirror’, ka listuar pesë emra të cilët duhet t’i frikësohen të ardhmes së tyre në skuadër, pas skemave që trajneri gjerman ka përdorur mbrëmë.

Luke Shaw është i pari në këtë listë. Ai aktualisht po rikuperohet nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave që nga ndeshja ndaj Watford, por Alex Telles ka impresionuar nën urdhrat e Rangnick. Tekniku gjerman vuri theksin pikërisht te mbrojtësi i majtë pas fitores ndaj Palace.

Aaron Wan-Bissaka në krahun tjetër, mund të jetë i shqetësuar nga ajo që ka parë nga shoku i skuadrës, Diogo Dalot. Ky i fundit ishte startues në formacionin e parë të Rangnick, dhe pas ndeshjes pranoi një mori lëvdatash.

Paul Pogba mbetet jashtë formacionit dhe mund të mos kthehet deri në Vitin e Ri. Rangnick ka preferuar Scott McTominay dhe Fred për pozitën e Pogba, duke i konsideruar si më të disiplinuar dhe agresivë pa topin, por edhe kontributdhënës në aspektin ofensiv.

Donny van de Beek humbi pozitën e titullarit që iu besua nga Carrick, qysh në ndeshjen e parë me Rangnick në krye. Rangnick preferoi të zbriste në fushë Greenwood nga stoli, para holandezit. Ky i fundit zëvendësoi Brunon për të humbur minutat e fundit të ndeshjes.

Cavani mund të mos jetë i përshtatshëm si profil për të shoqëruar Ronaldon në sulm. Raportohet se uruguaiani po kërkon një skuadër të re. 35 (për dy muaj) vjeçari mund të mos jetë gati për të bërë presingun që kërkohet nga 63 vjeçari gjerman.

Mbetet të shihet nëse këta pesë lojtarë mund të rikthejnë besimin e Rangnick dhe të fitojnë një vend në formacionin startues të United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat