Ismet Munishi me Gjilanin shokojnë Therandën, dimërojnë në krye të tabelës 

Futboll

Ismet Munishi me Gjilanin shokojnë Therandën, dimërojnë në krye të tabelës 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:20
Ismet Munishi me Gjilanin shokojnë Therandën, dimërojnë në krye të tabelës 

Futbollisti Gerhard Progni është njeriu i ndeshjes. Gjilani triumfon në derbi me supergolin e Prognit, me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit në Therandë.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është sikur në qiellin e shtatë, me fitoren në sfidën vendimtare që përcaktoi edhe cila skuadër do të dimërojë në krye të tabelës.

Në minutën e 75-të, Gerhard Progni, shënoi supergol nga rreth 30 metra. 

Një gol që rrallë shihet në stadiumet tona, duke u futur në pjesën e epërme të djathtë të portës së Ballkanit.

Gjilani, kampion vjeshtor, ndërsa Ballkani zhgënjeu tifozët e vet.

Gjilanin dimëron në krye me 35 pikë, duke lënë pas Dritën me 34, Ballkanin me 33 pikë etj.

BKT Superligën e Kosovës  

Malisheva - Dukagjini 2:2
Ballkani - Gjilani 0:1
Llapi - Prishtina 3:2
Feronikeli - Drenica 0:2
Drita - Ulpiana 3:1

Tabela

1. Gjilani    18    9    8    1    23:13    35
1. Drita    18    10    4    4    22:11    34
2. FC Ballkani    18    9    6    3    22:14    33
4. Llapi    18    8    5    5    28:21    29
5. Prishtina        18    6    6    6    22:17    24
6. Drenica    18    7    2    9    22:22    23    
7. Malisheva    18    5    4    9    17:20    19
8. Dukagjini    18    3    9    6    13:19    18
9. Ulpiana    18    4    6    8    17:30    18
10. Feronikeli    18    3    2    13    5:24    11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat