Nga Xhaka tek Shaqiri, ja sa paguhen yjet e Kosovës

Futboll

Nga Xhaka tek Shaqiri, ja sa paguhen yjet e Kosovës

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:16
Nga Xhaka tek Shaqiri, ja sa paguhen yjet e Kosovës

Ndërsa flasim për rrogat e futbollistëve, nuk mund të mos jemi kuriozë për yje si Granit Xhaka, Shaqiri apo Rrahmani që luajnë të ekipe të mëdha në Europë.

E nisim me Granit Xhakën që përfiton një shumë prej 100 mijë funtesh në javë që shkon në 5.2 milion funte në vit. Mesfushori ka firmosur një kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.

Pas tij vjen Xherdan Shaqiri, i cili është aktivizuar më parë edhe me ekipe si Liverpool, Bayerni apo Interi, por tani te Lyoni paguhet me një shumë prej 3.38 milion funtesh në vit. Kontrata i mbaron në qershor 2024.

Më poshtë vijojmë me Vedat Muriqin e Lazios që përfiton 2.7 milion funtesh në vit përkundrejt 2.49 të mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani.

Ndërsa sulmuesi Milot Rashica që luan në Premier League te Norwich merr 34 mijë fundte në javë, teksa 1.76 milipn funte si rrogë vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat