Shqiptari shënon për Romën, kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Shqiptari shënon për Romën, kualifikohen në çerekfinale

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:53
Shqiptari shënon për Romën, kualifikohen në çerekfinale

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, sonte ka pasur një mbrëmje të paharrueshme, duke shënuar për fitoren e Romës me rezultat 3:1 ndaj Lecces.

Roma kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Kumbulla ka dëshmuar lojë të mirë, duke kontribuar në kualifikimin e romakëve.  

Kumbulla ka shënuar me kokë në minutën e 40-të, duke barazuar rezultatin 1:1.

Për Romën shënuan Kumbulla (40'), Abraham (54') e Shomurodov (81') dhe për Leccen realizoi Calabresi (14'). 

Në minutën e 62-të, Gargiulo i Lecces, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat