Kah po shkon Pogba?

Futboll

Kah po shkon Pogba?

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:20
Kah po shkon Pogba?

Pyetjet për të ardhmen e Paul Pogbas po vazhdojnë derisa ai po shkon drejt një lojtari pa kontratë i Manchester United, me skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain që po e monitorojnë afër situatën e mesfushorit

Ish mbrojtësi i Djajve të Kuq, Mikael Silvestre folur për këtë për Slingo Casino dhe Goal, kur është pyetur se ku do të përfundojë francezi. “Top klubet për të ende janë opsion”, ka thënë ai.

“Një Paul Pogba si i tërë në fitnes dhe me besim të plot është një lojtar klasi botëror. Ne e kemi parë këtë që në fillim të sezonit me asiste, ne e dimë që ai di të bëjë lojë të mrekullueshme. Këto skuadra shpresojnë që të arrin të Paul Pogba që e ruan konsistencën”.

“Me pëlqen Dranca dhe dëshiroj që në këtë pikë të vije në Paris, të jem realist, është liga e pestë nga pesë ligat më të forta në Europë. PSG në pamje nga jashtë, për dallim nga skuadrat tjera është më mirë, pasi ato po vuajnë.

Por, nuk mendoj që Pogba i jep prioritet kësaj”, ka thënë Silvestre kur është pyetur specifikisht për PSG.

“Mirëpo, nëse ideja është që ta fitojnë Ligën e Kampionëve duke ju bashkuar Neymarit dhe Messi dhe për këtë ata janë duke e provuar këtë, atëherë ky është opsion. Në nivel të ligës, nuk mendoj se do të zgjidhja edhe vetë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat