Formacionet zyrtare të Aston Villas dhe Evertonit, Gerrard me ndryshime interesante në formacion

Futboll

Formacionet zyrtare të Aston Villas dhe Evertonit, Gerrard me ndryshime interesante në formacion

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja interesante në stadiumin “Goodson Park” mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Premier Ligës angleze.

Të dy këto skuadra i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Evertoni zë vendin e 16 me 19 pikë krahas kundërshtarit të sotëm Aston Villas që renditet në vendin e 13 me 23 pikë.

Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Evertonin nuk do të paraqitet Iwobi, Branthwaite, Davies dhe Delph, kurse te Aston Villa mungojnë Bailey, Nakamba, Traore dhe Trezeguet.

Trajneri Steven Gerrard ka vendosur ta fillojë këtë ndeshje me disa ndryshime interesante në formacion, ku starton me yllin brazilian Philippe Coutinho dhe mbrojtësin Lucas Digne.

Në anën tjetër, skuadra e Evertonit debuton me trajnerin e ri Duncan Ferguson, i cili është zgjedhja e përkohshme derisa klubi nga Merseyside të vendos për zgjidhjen permanente për postin e trajnerit.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Everton (4-4-2): Pickford; Kenny, Mina, Holgate, Godfrey; Townsend, Doucoure, Gomes, Gray; Calwert-Lewin, Richarlison

Aston Villa (4-3-3): Martinez; Digne, Mings, Konsa, Cash; Ramsey, Luiz, McGinn; Coutinho, Watkins, Buendia

13:30 Everton – Aston Villa (Goodison Park)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat