Carrasco, më i miri kundër Valencisë

Futboll

Carrasco, më i miri kundër Valencisë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:48
Carrasco, më i miri kundër Valencisë

Atletico Madridi ka arritur të fitoi me përmbysje në shtëpi ndaj Valencias, në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones triumfuan me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur me dy gola nga pjesa e parë.

Golat për Valencian u shënuan nga Yunus Musah dhe Hugo Duro në pjesën e parë, ndërsa Atletico Madridi ktheu gjithçka në favor me golat e Matheus Cunhas, Angel Correas dhe Mario Hermosos.

Në këtë ndeshje, lojtari më i vlerësuar ishte Yannick Carrasco, i cili u vleresua me notën 8.3.

Lartë u vlerësuan edhe dy zëvendësuesit, Cunha (7.9) dhe Correa (7.1), pas golave të shënuara, kurse lojtari më i dobëti doli të jetë, Thierry Correi me notën 5.6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat