Skuadra italiane akord me sulmuesin në pronësi të Atleticos së Madridit

Futboll

Skuadra italiane akord me sulmuesin në pronësi të Atleticos së Madridit

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:58
Skuadra italiane akord me sulmuesin në pronësi të Atleticos së Madridit

Në mënyrë surprizë Cagliari hyn në merkato, teksa kërkon të bëjë goditjen e madhe në sulm.

Skuadra nga Sardenja po negocion për blerjen e sulmuesit Maskos Paulo, i cili aktivizohet me klubin e Famalikaos në Portugali, por që është në pronësi të Atletikos së Madridit që e ka huazuar deri në fundin e sezonit.

“Los Colchoneros” arritën ta merrnin me parametra zero sulmuesin 20-vjeçar nga Fluminense në Brazil duke mposhtur konkurrencën e skuadrave të mëdha Europiane, përfshirë Interin dhe Milanin.

Klubi sard ka gjetur praktikisht akordin me talentin brazilian, teksa tani cagliari dhe Atletiko Madrid po mendojnë për formulën e transferimit.

Kaljari e dëshiron në huazim me të drejtë blerje, Atletiko e kërkon me obligim blerje. Kontaktet mes palëve vazhdojnë me besim sepse Markos Paulo së fundmi ka refuzuar ofertat e tjera dhe dëshiron vetëm Cagliarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat