Tritol dhe akuza për manipulime zgjedhjesh, UEFA ende asnjë reagim zyrtar për situatën

Futboll

Tritol dhe akuza për manipulime zgjedhjesh, UEFA ende asnjë reagim zyrtar për situatën

Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:46
Tritol dhe akuza për manipulime zgjedhjesh, UEFA ende asnjë reagim zyrtar për situatën

Me situatën e krijuar në ditët e fundit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës, si aksionere e klubit KF Tirana, nuk kemi ende një reagim zyrtar nga UEFA për ato që kanë ndodhur në opinionin sportiv në Shqipëri.

Një institucion si UEFA, që ka edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kreun e federatës, Armand Duka, logjikisht duhet të reagonte zyrtarisht, duke qenë se ka ndodhur edhe një ngjarje e rëndë, si ajo e vënies së një lënde shpërthyese në banesën e presidentit.

I vetmi reagim ka qenë ai i FIFA-s, e cila i është drejtuar Federatës Shqiptare për t’i treguar se ka mbështetjen e saj si dhe një thirrje për të zhvilluar zgjedhjet e 2 marsit mbi një transparencë të plotë.

Gjithashtu, edhe letra e kreut të FIFA-s, Xhani Infantino, që shpreh solidaritetin e tij në lidhje me ngjarjen e shëmtuar me tritol ndaj Dukës.

Mosreagimi i UEFA-s ndoshta mund të jetë edhe një mesazh për kreun e FSHF-së, duke nënkuptuar që UEFA nuk mund të të mbështesë për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat