Liga e Kampionëve/ Ndryshon lista e lojtarëve të Chelseat, Tuchel thërret yllin brazilian

Futboll

Liga e Kampionëve/ Ndryshon lista e lojtarëve të Chelseat, Tuchel thërret yllin brazilian

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:13
“Blutë” e Londrës

Kampioni evropian Chelsea e ka shtuar yllin brazilian Kenedy në listën e skuadrës së grumbulluar për në Ligën e Kampionëve, dy javë para ndeshjes kundër Lille.

“Blutë” e Londrës momentalisht gjenden në Abu Dhabi për Kupën e Botës për klube, ku nesër do të zhvillojnë ndeshje kundër Al-Hilal.

Në gjysmëfinalen kundër Al-Hilal do të mungojë trajneri Thomas Tuchel pasi që ka rezultuar pozitivë me Covid-19, ku ndihmësit e tij Arno Michels dhe Zsolt Low do të jenë në vendin e tij.

Por me një orar të ngjeshur me ndeshje, trajneri Tuchel ka bërë një ndryshim në grumbullimin e skuadrës për Ligën e Kampionëve, ku është ftuar braziliani Kenedy.

Chelsea e ka rikthyer këtë janar Kenedyn nga huazimi te Flamengo, i cili tani e zëvendëson Lewis Baker, ku ky i fundit i është bashkuar Stoke Cityt në një marrëveshje permanente.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të skuadrës së Chelseat për Ligën e Kampionëve.

Portierët: Kepa Arrizabalaga, Edouard Mendy, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom

Mbrojtësit: Antonio Rudiger, Marcos Alonso, Andreas Christensen, Thiago Silva, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Kenedy, Reece James, Cesar Azpilicueta, Malang Sarr

Mesfushorët: Jorginho, N'Golo Kante, Mateo Kovacic, Saul Niguez, Ross Barkley, Mason Mount, Hakim Ziyech, Ruben Loftus-Cheek, Harvey Vale

Sulmuesit: Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi*, Kai Havertz, Christian Pulisic

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat