Flet trajneri i kombëtarës zvicerane: Jemi gati për ndeshjën Zvicër – Kosovë, do të fitojnë më të mirët!

Futboll

Flet trajneri i kombëtarës zvicerane: Jemi gati për ndeshjën Zvicër – Kosovë, do të fitojnë më të mirët!

Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:34
Murat Yakim dhe Nefail Maliqi

Në kryeqytetin helvetik në Bernë, respektivisht në selinë e kombëtares zvicerane, trajneri e NATI-t, Murat Yakim ka pritur gazetarin nderkombëtare (i vetmi gazetar shqiptar i akrediturar në UEFA dhe FIFA) Nefail Maliqin nga Gjeneva.

Temë kryesore e bisedës ishte ndeshja e 28 marsit mes Zvicrës dhe Kosovës apo siç e thanë Yakim dhe Maliqi ndeshje kjo historike vëllazëria me vllazërinë.

Njëkohësisht ata biseduan edhe për numrin e biletave dhe pjesëmarrjen e tifozëve, numri i të cilëve do jetë shumë i madh.

Murat Yakim tha se “ne jemi gati për ndeshjën Zvicër-Kosovë! Jam i bindur se do të fitojnë më të mirët”.

Yakin, pos që tregon se sa ftubollistë shqiptarë do të luajnë në ekipin e kombëtarës zvicerane, ai tregon edhe çfarë pret nga kjo lojë miqësore.

Murat Yakın është një futbollist zviceran, me origjinë turke, i lindur më 15 shtator 1974 në Basel (Zvicër).

Ashtu si Hakan Yakın, ai është një ndërkombëtar zviceran (me 49 përsertije, duke shënuar katër gola).

Si pjesë e skuadrës së trajnerëve, ai është trajner i ekipit zviceran të futbollit që nga 9 gushti 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat