PSG fillon bisedimet me Conten pasi zbulohet klauzola në kontratën e tij me Tottenhamin

Futboll

PSG fillon bisedimet me Conten pasi zbulohet klauzola në kontratën e tij me Tottenhamin

Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:45
Antonio Conte

Paris Saint-Germain thuhet se ka hapur bisedimet me trajnerin e Tottenham Hotspur, Antonio Conte, i cili ka një klauzolë për t’u larguar nga klubi londinez në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato.com, gjigantët e Ligue 1 kanë filluar negociatat me trajnerin italian, i cili nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me Spurs në muajin nëntor.

Në fillim të javës së kaluar, Conte deklaroi vet se do të diskutonte të ardhmen e tij me klubin në fund të sezonit.

“Pas tre muajsh, në fund të sezonit, do të vazhdojmë të përmirësojmë njohuritë e njëri-tjetrit dhe më pas të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dy”, ka thënë Conte.

Sipas raportit, Conte është tunduar nga oferta nga Franca, por Tottenham do të përpiqet të bindë trajnerin italian që të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm 2022/2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat