Arapi: Fituam në fushë të vështirë

Futboll

Arapi: Fituam në fushë të vështirë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:58
Arapi: Fituam në fushë të vështirë

Teuta iu fal golit të Rubin Hebajt për të marrë tre pikët në Laç përballë bardhezinjve të Josës. Trajneri i ekipit durrsak, Renato Arapi analizoi fitoren për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:

“Vinim nga një gjendje psikologjike jo e mirë. Punuam shumë edhe në goditjet standarte, që shënuam. Fushë e vështirë, Laçi ka cilësi, ishte e vështirë, por përgëzoj djemtë, ata treguan angazhim maksimal.

Kemi punuar edhe për fazën e mbrojtjes. Patëm edhe sot probleme, sidomos te mbulimet e sulmuesve kundërshtarë, kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë.

Kishim besim, edhe pse e dinim se ishte fushë e vështirë, edhe sepse Laçi vinte nga katër rezultate negative. Të përmirësohemi nga java në javë, pikët janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat