Kryetari i Suharekës viziton portierin e Ballkanit: Do të kthehet edhe më i vendosur në fushë

Futboll

Kryetari i Suharekës viziton portierin e Ballkanit: Do të kthehet edhe më i vendosur në fushë

Nga: A.SH Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:37
Foto nga takimi

Sot në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një incident. Portieri i Ballkanit u sulmua me shkelm nga një tifoz, që bëri të ndërpritet edhe ndeshja.

Por kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar portierin Stivi Frashëri, për të cilin tha se edhe më i vendosur do të kthehet në fushë.

“Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Stivi Frashëri, portieri i FC "Ballkani" do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. ❤️🙏⚽️

Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. ✅

Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.

Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve. 🏆🥇💪

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat