Kaos në klubin ku luan Zhegrova, lojtari fyen presidentin

Futboll

Kaos në klubin ku luan Zhegrova, lojtari fyen presidentin

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:59
Kaos në klubin ku luan Zhegrova, lojtari fyen presidentin

Hatem Ben Arfa ka turbulluar ujërat në kampin e Lilles. Ndeshja kundër Bordosë ishte e fundit për të me kampionët e Francës, të cilët kanë vendosur ta përjashtojnë nga radhët e tyre.

Shkak është bërë ofendimi në drejtim të trajnerit pas ndeshjes së dobët të zhvilluar. Ben Arfa i ka kujtuar kreut të pankinës se nuk po drejton Guingampin, ekip në të cilin ka qenë trajner më parë.

“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time dhe kam qenë në këtë biznes prej 34 vitesh. Fakti se jetojmë në një ambient djallëzor dhe ‘të çuditshëm‘ nuk do të thotë që edhe ne gjithashtu duhet të jemi ‘të çuditshëm‘“, ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i Lilles.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Ben Arfasë, i cili reagon nëpërmjet rrjetit të tij social në “Instagram“, ku vë në shënjestër tashmë edhe presidentin e klubit. “Ti dhe presidenti jeni të çuditshmit“, ka shkruar Hatem Ben Arfa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat