Gjimshiti rikthehet

Futboll

Gjimshiti rikthehet

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:17
Gjimshiti rikthehet

Atalanta luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ditën e nesërme përball Leipzig në çerekfinalen e dytë të Ligës së Europës.

Skuadra e Gasperinit ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti rikthehet kështu pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen  parë çerekfinale ku u detyrua ta linte fushën e lojës.

Një rikthim ky shumë i rëndësishëm për skuadrën e Atalantës që shprehu gëzimin për këtë lajm duke e vendosur foton e tij dhe në njoftimin zyrtar në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat