Tri skuadra italiane në garë për Belottin

Futboll

Tri skuadra italiane në garë për Belottin

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:59
Belotti

Tri ekipe italiane janë pas sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Belotti ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.

Sipas gazetës ‘Tuttosport’, Napoli dhe Roma janë duke e monitoruar sulmuesin, ndërsa edhe Fiorentina i është bashkuar garës për të së fundmi.

Për shkak të lëndimeve të shumta këtë sezon, ai është paraqitur vetëm 18 herë për Torinon, ku ka shënuar pesë gola dhe regjistruar një asistim.

Mbetet të shihet se në cilën skuadër do të luajë Belotti, në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat